E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski i kërkon Nimiç të dorëzojë propozimin e ri për emrin

 

SHKUP - Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski kërkon propozimin e ri të emrit nga ndërmjetësi Metju Nimiç. Gruevski i ka kërkuar Nimiçit të adresojë variantin e tij për çështjen e emrit të Maqedonisë në qeverinë greke dhe atë maqedonase. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta greke “Elevteros Tipos”. Gazeta duke cituar burime diplomatike nënvijëzon se është e mundur që ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimiç së shpejti të vizitojë Athinën dhe Shkupit, duke u dorëzuar propozimin e ri për emrin liderëve politik të vendit, prej të cilëve do të kërkonte edhe pranimin ose jo të këtij propozimi. Burimet e njëjta paralajmërojnë dilemën se një kërkesë të tillë Gruevski e ka bërë pas konsultimeve me diplomacinë amerikane.
(a.s/Balkanweb/INA)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›