E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Serbianuk është problemii rajonit

BEOGRAD- Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic, hodhi poshtë deklaratat e ish-kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanovic, se “Serbia është problemi kryesor në rajon”. Jeremic tha se problem rajonal është krimi i organizuar.

“Nuk është Serbia problemi më i madh. Në disa vitet e fundit, ajo ka bërë shumë që marrëdhëniet në rajon të jenë më të mira”, tha Jeremic, duke folur para gazetarëve në Bruksel.

Ministri i Jashtëm serb tha se marrëdhëniet në rajon janë në “nivelin më të lartë, që nga fillimi i luftërave në vitet ‘90”. Sipas tij, Serbia, “me gjëra dhe hapa konkretë, ka demonstruar vullnetin më të mirë për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut”.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›