Jeremiç: Thaçi s`do jetë pjesë e debateve në AP të OKB-së

Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të marrë pjesë në debatet e sesionit të 67-të të Asamblesë.
“Mendoni se do të lejonim dikë të marrë pjesë në debat, duke mos pasur të drejtë për të”, ka thënë Jeremiç për mediat serbe.
I pyetur nëse do të ketë diskutime rreth Kosovës, Jeremiç ka thënë se “Serbia do të jetë 12 muaj në krye të këtij mekanizmi” dhe “mund të diskutohet edhe për gjëra që nuk janë në rendin e ditës”.
Debati i përgjithshëm i sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të hapet të martën nga Jeremiç.
Një delegacion i Kosovës, i udhëhequr nga presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, ndodhet në Nju Jork për të përcjellë punimet e Asamblesë në fjalë.