Zvicer votohet per ligjin antiduhan

Zviceranët votojnë sot për ligjin kundër pirjes se duhanit në ambjente publike. Hotele, restorante dhe bare janë të lejuar të kenë dhoma për duhanpirësit, por kritikët thonë se kjo dëmton shëndetin e atyre që punojnë në to.
Kufizimet e paraqitura dy vjet më parë u hodhën poshtë pas lobimit nga firmat e duhanit. Sondazhet e opinionit tregojnë se zviceranët pritet të refuzojnë propozimin . Zvicra po merret me çështjen e pirjes së duhanit më vonë se fqinjët e saj Gjermania, Italia dhe Franca, të cilat kohë më parë ndaluar pirjen e duhanit në vende publike. Kufizimet e miratuara së fundi në Zvicër ato te dy viteve më parë ishin ne formen e nje kompromisi .
Dhoma të veçanta duhani janë të lejuara në shumë vende publike mirëpo ku vendim nuk është mirëpritur nga shume hotele, restorante apo dhe bare .
Kritikët thonë se kufizime nuk janë aplikuar në mënyrë te barabarte dhe kjo sjell kaos të duhanpirësve. Sondazhi më i fundit i opinionit tregoi 52% e të anketuarve kane kundërshtuar nismën e re , 41% kanë qenë në favor dhe 7% të pavendosur.