E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliç takon Ban Ki Moonin:Dialog mes Prishtinës e Beogradit

Presidenti serb Tomislav Nikoliç është takuar me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

Sipas mediave ndërkombëtare Nikoliç ka theksuar se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të zgjidhen përmes rrugëve paqësore dhe dialogut konstruktiv.

Ndërsa në takimin me presidentin e Qipros Dimitris Hristofijas. Nikoliç ka theksuar se Serbia nuk heq dorë nga tërësia e saj territoriale, përfshirë Kosovën.

Gjithashtu Presidenti serb Nikoliç është takuar edhe me presidentin amerikan Barak Obama, ku të dy presidentët kanë deklaruar se marrëdhëniet midis dy vendeve po shkojnë drejt rrugës së duhur.

Ndërkohë, Qeveria serbe nesër pritet ti dërgojë një letër përfaqësueses së lartë të BE-së, Ketrin Eshton për të informuar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve me Kosovën. Kjo marrëveshje është firmosur në shkurt në Bruksel midis ekipeve negociatore të Prishtinës dhe Beogradit.

Nikolliç po qëndron në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›