E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, ekzekutohet familja Shtjefni, në kërkim autori

Është tronditur qarku i Lezhës mbrëmjen e sotme. Një vrasje e trefishtë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Blinisht, ku janë ekzekutuar me armë zjarri pranë banesës së tyre tre pjestarë të një familje, burri, gruaja dhe djali. Policia e Lezhës, e mbërritur në vendngjarje bën të ditur se viktimat janë Rrok, Mira dhe Fatjon Shtjefni përkatësisht 52, 50 dhe 24 vjec dhe po sipas efektivë blu familjarët kanë qenë duke hyrë në banesën e tyre në momentin që janë qëlluar me breshëri automatiku nga një person i panjohur. Ndërkaq autori i krimit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa forca të shumta të policisë së Lezhës nën drejtimin e drejtorit të policisë së Lezhës, Muharrem Furriku, kanë rrethuar të gjithë zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.
 

“Rreth orës 21:10 të darkës tre pjestarë të familjes Shtjefni janë ekzekutuar nga një fqinj i tyre në oborrin e shtëpisë, pas një konflikti të castit mes tyre. Autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. E gjithë zona është rrethuar nga forca të shumta të policisë së Lezhës, të cilës i janë bashkangjitur dhe forca të FNSH-së” ka bërë të ditur për Ora News drejtori i Policisë së Lezhës në një lidhje telefonike me të.

Ndërkaq efektivët kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, qe mendohet te jete 47-vjecari Kastriot Zhuba. Mendohet të ketë qenë një koflikt mes tyre që ka çuar në krimin e rëndë, ndërsa po punohet intensivisht për kapjen e autorit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›