Jeremiç: Vendimi i GJND-së do të jetë në favor të Serbisë
Serbia e “ka humbur aktin e parë që ka zgjatur nga viti 1999 e deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, por sipas Jeremiçit, ajo ka "korrë fitore në aktin e dytë" duke penguar njohjet e reja të Kosovës.“Po fillon akti i tretë në të cilën duhet të ngadhënjejmë që fitoren ta shndërrojmë në një akt të ri, në të cilin do të ndodhë një zgjidhje kompromisi për statusin e Kosovës”, ka thënë Jeremiç në një intervistë të TVS, i bindur se vendimi i GJND-së do të jetë favor të Serbisë.Ai pohon se janë në rritje presionet për njohjen e Kosovës në botë. Por, Jeremiç tha se delegacioni i Serbisë ka biseduar me 24 delegacione në Etiopi, 16 prej të cilave gjoja kanë thënë se mbi to po ushtrohet presion i madh nga shtetet më me influencë.