E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 23-vjeçarit, për trafik klandestinësh

Operacioni i koduar “BUTRINTI”, përfundoi me arrestimin e shtetasit Eduart Mustafa Sula, 23-vjeç, lindur e banues në lagjen ‘Haxhias” Elbasan. Ndalimi i tij u bë pasi, në bazë të disa të dhënave që dispononin Seksioni Kundër Trafiqeve, rezultoi se shtetasi i lartëpërmndur  kryente aktivitet kriminal në drejtim të Ndihmës për Kalim të paligjshëm të kufirit përkundrejt fitimit. Policia ka identifikuar edhe shtetasit, ku 23-vjeçari do t’iu merrte një shumë parash prej 800 Eurosh, për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme në Greqi. Pasi i ka çuar deri në Butrint, Eduart Sula, u ka marrë nga 600 Euor secilit dhe është larguar, duke i braktisur dy personat që do të shkonin në drejtim të Greqisë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›