E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, 'Përkeqësohen' marrëdhëniet ndëretnike

SHKUP- Në Maqedoni janë vënë në fokus marrëdhëniet ndëretnike pas paralajmërimeve nga deputetët shqiptarë dhe të opozitës se ato janë duke u përkeqësuar.Këto konstatime vijnë edhe pas thirjeve nga përfaqësues ndërkombëtarë se Maqedonia mund të përfshihet nga një situatë jo e qëndrueshme nëse nuk bën përpara në rrugën e integrimeve.Një sondazh thotë se marrëdhëniet ndëretnike janë në nivelin si në periudhën e pas konfliktit të vitit 2001. Pyetja që bëhet aktualisht në Maqedoni është nëse janë përkeqësuar marrëdhëniet ndëretnike dhe në çfarë niveli?Deputetët e parlamentit nga radhët e opozitës maqedonase dhe partive shqiptare shprehen se situata është shqetësuese.Shkak siç thuhet janë disa ndërmarrje që kanë vulë qeveritare, si enciklopedia maqedonase që përshkruante shqiptarët me epitetet ofenduese, nisma për ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit, por jo edhe të xhamisë, së fundmi mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë edhe pse ligji parashikon që kjo të bëhet nga klasa e katërt.Partia maqedonase në pushtet, VMRO DPMNE nuk ka dashur të komentojë këto vlerësime, edhe pse një sondazh i publikuar para disa ditësh thotë se marrëdhëniet ndëretnike janë në nivelin si në periudhën e pas konfliktit të vitit 2001, që përbën një shqetësim serioz.“Urbanizimi sjell përplasje etnike”Rizvan Sulejmani i Institutit për Marrëdhënien Interkulturore thotë se situata mes grupeve etnike në Maqedoni gjithmonë do të duhet të mbikqyret dhe për të tregohet kujdes:“Ne të gjithë tani habitemi se çfarë ndodh, por esenca është se marrëdhëniet ndëretnike hynë në një fazë të re, ku konfliktet dhe kontekstet ndodhin si rezultat i modernizimit dhe urbanizimit.Lëvizjet dhe dyndjet masive të shqiptarëve në institucione dhe kontaktet e shtuara mes shqiptarëve dhe maqedonasve domosdoshmërisht krijojnë situata kur këto komunitete ndjehen të ballafaquara me kultura të reja, ku haset edhe shoku kulturor”, thotë Rizvan Sulejmani.“Situata në terren më e qetë”Paralajmërimet për përkeqësimin e situatës politike përputhen edhe me thirrjet nga diplomatë të lartë evropianë se Maqedonia mund të përfshihet në një periudhë jostabiliteti nëse nuk zgjidhet çësthja e emrit dhe vendi nuk përfshihet në strukturat euroatlantike.Por profesoresha Biljana Vankovska e Institutit për Studime Paqësore thotë se pavarësisht shqetësimeve, që mund të jetë reale, situata në terren sipas saj është më e qëndrueshme.“Edhe pse disa sondazhe tregojnë përkeqësim dramatik të marrëdhënieve ndëretnike, në terren nuk ka një dramë të tillë. Kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që institucionet mos të marrin masa për atë që quhet paralajmërim të hershëm për t'i dalë përpara situatave të mundshme”, tha profesoresha Biljana Vankovska.Marrëdhëniet ndëretnike kanë qenë çështje që nuk ka preokupuar axhendat politike prej disa kohësh.Integrimet dhe situata ekonomike ka qenë prioritare sipas qytetarëve, por nga ana tjetër shfaqja e kësja problematike, me siç thuhet thonë serioze, vetëm sa tregon se autoritetet duhet vazhdimisht të tregojnë kujdes sepse kjo çështje nga mosekzistuese, mund të shfaqet si esenciale për vendin. (bbc/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›