E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga cakton avokat për Radovan Karaxhic

HAGE-Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ka caktuar një avokat mbrojtës për ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic. Karaxhic përballet mes të tjerash dhe me akuzat për genocid e krime kundër njerëzimit.

Avokati britanik Riçard Harvei nga Londra u emërua pasi Karaxhiqi po bojkoton procesin. Gjykata synon vazhdimin e gjykimit pavarësisht vendimit të të akuzuarit. Këshilltarët ligjorë të Karaxhicit kanë thënë se ai nuk do të bashkëpunojë me Harvein.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›