E Shtunë, 31 Tetor 2026

JeremicPrishtina nuk eshte e gatshme per bisedime

Shefi i diplomacise serbe Vuk Jeremic ka vleresuar se Prishtina ne kete moment nuk eshte e gatshme per te nisur dialogun me Beogradin.

Ne nje interviste per te perditshmes serbe Blic ai ka thene se Serbia ka hartuar strategjine per dialog me Prishtinen e cila sipas tij nuk eshte e gatshme per fillim te bisedimeve.

Keshtu duket sipas informatave qe marrin nga partneret ne bashkesine nderkombetare. Edhe pse mendojme se cdo gje do te ishte me mire sikur bisedimet te fillonin sa me pare ne do te jemi te durueshem.

Sa i perket Serbise ministri Jeremic ka thene se ajo ka hartuar strategjine per bisedime mbi te gjitha ceshtjet ne perputhje me politiken shteterore te Serbise. Ato do ti udheheqin eksperte per fusha perkatese dhe jo funksionare te larte.

Dialogu sipas nesh duhet te nis nga tema te cilat jane te ngarkuara me mosmarreveshje politike sic eshte fati i personave te zhdukur komunikacioni ose komunikimet..

Sipas tij nje numer i madh problemesh qe kane Beogradi edhe Prishtina nuk mund te zgjidhen pasi ka kendveshtrime plotesisht te kunderta per statusin e Kosoves. Ato nuk do te jete e mundur te zgjidhen pa biseduar per to. Por kete fakt nuk duhet keqperdorur per qellime te brendshme politike. Ne sinqerisht deshirojme kompromis dhe jo ngrirje me te thelle te konfliktit ka thene Jeremic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›