E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët e Bulqizës vijojnë ditën e dytë të protestës

Minatorët e Bulqizës kanë vijuar sot ditën e dytë të protestës për kushtet e punës. Rreth 700 minatorë janë mbledhur sërish që në orët e para të mëngjesit në sheshin qëndror të godinave të administratës së minierës për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
 

Të mbështetur edhe nga minatorët e Elbasanit dhe Burrelit, ata shprehen të vendosur se do të vazhdojnë pa afat protestat deri në plotësimin e kushteve që kërkojnë.
 

Gjithashtu ata kanë kërcënuar se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre do të hyjnë edhe në grevë urie.
 

Ndër kërkesat kryesore të minatorëve janë rritja e pagave, kushte më të mira pune si dhe ulje të moshës së pensionit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›