Thaçi: Tërheqja e Enciklopedisë, mashtrim politik
“Nëpërmjet kësaj enciklopedie vërtetohen bindjet e ngulitura antishqiptare dhe nëpërmjet tërheqjes së enciklopedisë nuk mund të eliminohen këto bindje, sepse ato janë të ngulitura thellë në mendjen e qeverisë. Veprimi i duhur do të ishte dorëheqja e qeverisë dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme."- tha Thaçi. Lidhur me këtë çështje pritet që ky subjekt politik të deklarohet më gjerësisht gjatë ditës së sotme. (ina/start)