E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov: Shkenca të ngrihet mbi fakte

“Në një shoqëri demokratike dhe liberale secili duhet të mbaj përgjegjsisë për veprimet e veta. Politikanët në politikë ndërsa shkencëtarët në shkencë. Edhe njërët edhe tjerët për veprimet e tyre bartin përgjegjsinë para opinjonit.Enciklopedia e ASHAM-it ka shkaktuar reagime të shumta dhe kritika të ashpra në segmente të shumta në shoqërinë tone. ASHAM informoi se edicioni do të tërhiqet dhe do të ripërpunohet dhe këtë gjë e përshëndes. Ka shkencë për politikën por politikë në shkencë nuk guxon të ketë. Shkenca duhet të bazohet në fakte të jetë e paanshme dhe të mos ndërhyn në kundërthënjet e politikës ditore. Tërë jetën time më pare si punëtor shkencor dhe tani si kryetar punoj për zbulimin dhe promovimin e vlerave të realitetit në Maqedoni”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›