Jeremiç: Po shtohen presionet që Serbia të njohë Kosovën
BEOGRAD- Ministri serb i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiç deklaroi sot se po shtohen trysnitë kundër Serbisë që ta njohë Kosovën.
"Presionet për ta njohur Kosovën janë të përhershme dhe ato po shtohen. Vendet me ndikim të jashtëzakonshëm po bëjnë atë që po munden dhe po bëjnë presion edhe te vendet tjera që ta njohin Kosovën", ka thënë Jeremiç. |
Sipas Jeremiç Serbia kundërshton këtë presion “deri tani me sukses edhe më të madh sesa dikush ka mundur të presë”- raporton gazeta serbe, Blic.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse drejtpërsëdrejti kërkohet që Serbia të njohë Kosovën në mënyrë që ajo të mund të anëtarësohet në BE, Jeremiç ka thënë se është i ditur qëndrimi i tij dhe këtë qëndrim ai e ka paraqitur disa herë.
(s.g/BalkanWeb)