Vizioni në 3D dëmton sytë
Pas një eksperimenti mbi 24 të rritur, një ekip studimi në Universitetin e Kalifornisë ka zbuluar se shikimi në ekranet 3D dëmton sytë dhe trurin tuaj.
Termi shkencorë është “lëvizje-akomodimi”, që do të thotë se syri duhet të rregullojë në mënyrë të vazhdueshme të dyja distancat, atë të ekranit fizik dhe atë të përmbajtjes 3D. Dukuria shkakton lodhje të syrit, e cila sjellë dhimbje koke.
Kur shikohet në ekrane 3D syri duhet të fokusoi, ky është akomodimi, në distancën e ekranit sepse andej vejnë drita, në të njejtën kohë syri duhet të fokusoi në distancën e përmbajtjes 3D, e cila mund të gjendet para apo mbrapa ekranit.
Lidhur me studimin, kur përmbajtja 3D është e vendosur para ekranit e parë nga një distancë e shkurtër, si ajo e ekranit të kompjuterit apo e telefonave, është më e lodhshme se sa kur shihet në ekranin e një kinemaje. Ndërsa kur përmbajtja 3D është e vendosur pas ekranit vlen e kundërta, është më e lodhshme e parë nga distanca të largëta, si në një kinema.
(a.h/BalkanWeb)