E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anonymous i përgjigjet FBI-së

Me arrestimin e grupit të hacker-ave përgjegjës për sulmin ndaj PayPal, drejtori i FBI tha – “Ne dëshirojmë të dërgojmë një mesazh, që kaosi në internet është i papranueshëm. Edhe atëherë kur Hacker-at besojnë se kontribuojnë në ndonjë kauzë sociale”.

Kolektivi i hacker-ave dha një listë përgjigjesh mbi atë që është e papranueshme:

* Qeveritë gënjejnë qytetarët e tyre dhe induktojnë frikë dhe terror për ti mbajtur nën kontroll, duke cmontuar lirinë e tyre pjesë më pjesë.

* Korporatat ndihmojnë dhe konspirojnë me ato qeveri, ndërkohë që avantazhohen prej tyre duke mbledhur miliarda me kontratat shtetërore në mënyrë të padrejtë.

* Konglomeratet lobiste ndjekin vetëm axhendën e tyre me objektivin e vetëm për të rritur fitimet, ndërkohë që përshihen thellësisht në korruptimet e qeverive përreth globit.

Lidhur me arrestin e pjesëtarëve të Anonymous nga FBI, Hacker-at shkruan: “Kërcënimet tuaja me arrestimin tonë janë pa kuptim për ne, duke qenë se një ide nuk mund të arrestohet. Nuk ka asgjë që ju mund të bëni kundra nesh për të na ndaluar”.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›