E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne zyrat e qeverise ne Oslo te Norvegjise

Një shpërthim i madh ka dëmtuar ndërtesat qeveritare në qendër të Oslos, në Norvegji, duke përfshirë edhe zyrën e Kryeministrit Jens Stoltenberg.
Shpërthimi ka ndodhur jashtë zyrës së kryeministrit Stoltenberg, ndërsa ka prekur ministrinë e naftës e cila është përfshirë nga flakët.

Korrespondenti i Reuters-it tha se ka numëruar të paktën tetë persona të plagosur deri tani.

Shkaku i shpërthimit është ende i panjohur, por rrënojat e një makine të shkatërruar ndodhen jashtë ndërtesës së kryeministrisë. BBC raportoi se kryeministri i vendit nuk ndodhej në zyrë në momentin e shpërthimit.  Dëshmitarët në vendngjarje raportuan se rreth e rrotull ndjehet një arome e fortë squfuri. Policia dhe zyrtarët e zjarrfikësve nuk kanë pranuar të bëjnë komente mbi ngjarjen.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›