E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Trafikimin e organeve ta hetojëKëshilli i Sigurimit

BEOGRAD- Pas konsultimeve me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov, shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç i ka dërguar dje një letër sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, duke i bashkëngjitur propozimin e Serbisë lidhur me hetimin për trafikim me organe njerëzore në Kosovë.

Jeremiç ka përsëritur se "çështje kyç" është që mandatin për hetime për trafikim me organe ta ketë Këshilli i Sigurimit si dhe që të shmangen "standardet e dyfishta" ndaj krimeve të luftës, duke theksuar se deri më tani krimet e kryera në territorin e ish-Jugosllavisë janë hetuar me mandat të Këshillit të Sigurimit. Pasi sekretari i përgjithshëm t'ua prëcjellë letrën dhe propozimin e Serbisë vendeve anëtëre të KS, do të fillojnë konsultimet në kuadër të KS ka thënë Jeremiç. Ai thotë se me kolegët rusë është marrë vesh se në ç'mënyrë të zhvillohen konsultimet.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›