E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, Palermo sërishnjë makth për Milanin

TIRANE-Palermo ka treguar edhe njëherë se është një makth për Milanin. Skuadra siçiliane ka barazuar 2-2 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, që u zhvillua mbrëmë në "San Siro". Në një ndeshje tepër emocionuese, skuadra e drejtuar nga Delio Rosi ka treguar se ia ka marrë dorën asaj kuqezi.

Pa shumë bujë dhe me një stil loje që të vë në gjumë, Palermo i shkoi shumë pranë fitores. Përpos kësaj, barazimi 2-2 e bën atë favorite për të shkuar në finalen kundër Interit ose Romës. Ndeshja nisi menjëherë me gol për Milanin, me autor Zllatan Ibrahimoviç, që pas pezullimit në kampionat, ka dashur të tregojë vlerën e tij në Kupë. Por, 10 minuta më pas, Havier Pastore barazon shifrat, duke rikthyer heshtjen në "San Siro". Minuta e 53-të sjell golin e dytë për Palermon, që në vitet e fundit ka qenë një kundërshtar i frikshëm për Milanin. Hernandez mposhti për herë të dytë Abiatin, duke e bërë sfidën më të lehtë. Madje miqtë patën edhe disa mundësi të tjera, por që nuk arritën t'i shfrytëzonin. Megjithatë, çerek ore para fundit ishte blerja e muajit janar, Urbi Emanuelson, ai që barazoi shifrat.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›