E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, në pranga kreu i një sekti fetar

Një gjykatë në Teksas shpalli fajtor për dhunë seksuale ndaj fëmijëve liderin e një sekti fetar të krishter fundamentalist.

Warren Jeffs dyshohet se ka abuzuar me dy minorene, përkatësisht 15 dhe 12 vjeçare, duke shfrytëzuar praktikat fetare të sektit të tij, të ashtuquajtura “martesa shpirtërore”.

Lideri 55-vjeçar i sektit fetar mohoi akuzat dhe deklaroi para gjykatës së është viktimë e persekutimit fetar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›