E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cfarë bëjnë përdoruesit në Facebook?

ComScore ka publikuar një dokument ku studion sjelljen e miliona përdorueve në Facebook.

Duket se koha e shpenzuar në rrjetin social ndahet në këto aktivitete: Leximi i lajmeve të pranishme në “home page” (27%), vëzhgimi i profileve të tjera (21%), shikimi i fotove (17%), përdorimi i aplikacioneve (10%), pjesa tjetër (25%).

Studimi gjithashtu i 100 faqeve të kompanive më të dashura ka nxjerrë në dritë se, mesatarisht, përmbajtja e një marke arrinë vetëm 16% të fansave të saj.

Këto rezultate janë shumë të rëndësishme për kompanitë, sepse tregonë se pjesa më e madhe e kontakteve me klientët arrihet jo në faqen zyrtare, po në “newsfeed”. Pra për të arritur sa më tepër përdorues kompanitë duhet të krijojnë përmbajtje të optimizuara në shtyrjen e publikimeve nga ana e përdoruesve.

Rekomandohet publikimi i përditshëm për të pasur më tepër vizibilitet. Por duhet pasur edhe kujdes nga publikimi i tepërt, sepse është një nga shkaqet kryesore të humbjes së interesit nga ana e përdoruesve.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›