SHBA, rikthehet frika në kampin “Virgina Tech”

Pas disa vitesh është rikthyer sërish frika e vrasësit në kampin “Virgina Tech”. Në këtë vend, në vitin 2007 një person ka qëlluar mbi personat që ndodheshin aty dhe ka vrarë 32 prej tyre.
Ndërkohë që ditën e sotme është parë një person i armatosur dhe autoritetet e institutit i kanë kërkuar të gjithë studentëve të qëndronin të mbyllur brenda në dhomat e tyre. Tre prej të rinjve, që kanë marrë pjesë në festimet e universitetit kanë parë një person të gjatë me flokë gështenjë, dhe që mbante në dorë një objekt që dukej se ishte pistoletë.