Kosova dhe e ardhmja e saj evropiane
Prishtinë -Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, priti sot ministrin e deleguar të Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Nicolas Schmit. Ministri Hyseni e njohu bashkëbiseduesin e tij me zhvillimet aktuale në Kosovë në të gjitha fushat, me progresin që Kosova ka arritur në këtë një vjetor të shpalljes së pavarësisë si dhe me shumë çështje të tjera që kishin të bënin me ndërtimin e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe ngritjen e rrjetit diplomatik të Kosovës në botë.
Gjatë takimit, po ashtu u fol edhe për procesin e njohjeve si dhe rëndësinë e patjetërsueshme të këtij procesi, për rëndësinë e kyçjes së Kosovës në të gjitha proceset e asocim- stabilizimit, për të ardhmen evropiane të Kosovës, për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve diplomatike me shtetet evropiane dhe më gjerë, për planet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të Kosovës, për sfidat me të cilat Kosova po ballafaqohet dhe ato që e presin në të ardhmen etj.
Nga ana e tij, ministri Schmit shprehu mirëkuptim për progresin e Kosovës.