“Jerusalemi” i Montefiores, një biografi tërheqëse dhe gjithëpërfshirëse
Për të paktën një dekadë, urtësia konvencionale në kryeqytetet perëndimore ka pasur privilegjin të dijë se: cila do të ishte e ardhmja e Jerusalemit. Një shtet palestinez që do të përfshijë Ëest Bank, Rripin e Gazës dhe lagjet arabe të Jerusalemit lindor, me këmbime territoresh; që të lejojë Izraelin të zgjerojë vendbanimet hebraike në Uest Bank, duke përfshirë këtu edhe ato që janë buzë qytetit. Jerusalemi do të jetë kryeqyteti i tё dy shteteve, do të jetë i hapur për qytetarët e të dy vendeve dhe njerëzve të të gjitha besimeve. Në qytetin e vjetër historik, vendet e shenjta që kanë qenë në fokus tё konflikteve ndёr shekuj do të kenë qeverisjen e tyre: Një autoritet ndërkombëtar ose ndoshta një sistem me sovranitet tё përbashkët. Tashmë, siç e bën tё qartë edhe shkrimtari britanik Simon Sebag Montefiore nё “biografinë” tërheqëse e gjithëpërfshirëse tё këtij qyteti historik; kompromisi i balancuar me kujdes i tolerancës dhe i sovranitetit të përbashkët, do të ishte një ndryshim radikal në historinë e Jerusalemit, një qyteti tё vogël, tё thatë, relativisht tё varfër dhe tё ndotur; i cili shpesh i është nënshtruar pasioneve çnjerëzore dhe tё mbinatyrshme. “Për rreth 1 mijë vite”, shkruan Montefiore, “Jerusalemi ishte ekskluzivisht i hebrenjve , për rreth 400 vjet i krishterë, për 1,300 vjet, islam. Pra , asnjë nga tre besimet e Jerusalemit , nuk e fitoi atë pa ndihmën e shpatës ose tё armëve”. Asnjë qytet tjetër në tokë, nuk ka një histori kaq të errët vrasjesh, përdhunimesh plaçkitjesh dhe torturave. Nё dhjetëra e dhjetëra raste, muret mbrojtës janë “zbukuruar” nga kokat e viktimave . Novelisti i Shekullit të XIX-tё ,Ëilliam Thackery Makepeace, një nga shumë vizitorët e zhgënjyer, shkroi se “nuk ka asnjë vend” në Jerusalem , “në të cilën ju s’do tё mund të vini re akte veprash të dhunshme , masakrave, vrasjen e disa vizitoreve dhe idhujve tё adhuruar nga rite tё përgjakshme”. Montefiore, nё librat e tij të mëparshëm përfshihet në një portret të gjallë të Kremlinit tё Josif Stalinit, ai gjithashtu ofron një vlerësim të pasur me fakte dhe kryesisht fakte kronologjike të pushtuesve , perandorive dhe kryekomandantëve tё luftës, tё cilët kanё fituar pushtet dhe pastaj e kanё kthyer qytetin ne gërmadhë. Ai fillon me tregimin “përcëllues”, nё lidhje me rrethimin dhe situatën mё tё vështirë nga tё gjitha: shkatërrimin e Jerusalemit tё hebrenjve, në vitin 70 Pas K., nga komandanti romak Titi, i cili kremtoi fitoren e tij nё një mënyrë mizore; duke kryqëzuar 500 tё burgosur nё një ditё tё vetme. Pastaj vijon me disa tregime tё pushtimeve të njëpasnjëshme nga: Kaniteve, bijtë e Izraelit, Asirët, Babilonasit, Persianët, Maqedonasit, Seleucidet, Romakët, Bizantini, Umajadëd e Arabisë dhe dinastitë arabe, Fatimidë, Selxhukët, Kryqtarët, Saraçenët, Mamluksёt dhe Otomanët .Nё shekullin e XVIII-XIX dhe XX, vijojnë pushtimet nga kolonistët evropianё tё Francës, Rusisë, Gjermanisë dhe Britanisë. Historia përfundon në vitin 1967, me pushtimin e qytetit të vjetër nga Izraeli. Montefiore është një mjeshtër i anekdotave tё “gjalla” dhe shumëngjyrëshe edhe nё detaje. Mё tё mirat mund ti gjeni nё fund tё faqeve. Ai na shërben tregime nё lidhje me jetën seksuale të sundimtarëve dhe shoqëruesve tё tyre, si tё dhëna shtesë nё lidhje me pushtimet e tyre. Një sunduesi shekullit tё X-tё, një skllavi etiopian me emrin Ebul-Misk Kafur, ishte “deformuare dhjamosur”, shkruan Montefiore.
“Ai u spërkat aq shumё me kamfur tё bardhё dhe me musht tё zi saqë mjeshtri i tij e quajti me tё njёjtёn mënyrë”. Autori bazohet në disa burime objekti të pazakonta por të “pasura”, si ditari i një “lojtari” arabo- kristian , i cili bёri kronologjinë e qytetit në fillim të shekullit tё 20-të. Pjesët mё kulminante tё librit, janë përshkrimet e Evropës dhe veçanërisht lufta dhe vështirёsitё e britanikeve për qytetin pas vitit 1850. Montefiore ka lidhje të veçanta me këtë epokës ,Xhaxhai i tij Moisi Montefiore, një baron çifut, i cili kishte vizituar Jerusalemin shtatë herë dhe ndërtoi lagjen e parë çifute jashtë qytetit të vjetër, duke e plotësuar me një mulli ere , i cili ekziston ende. Pavarësisht nga prejardhja e tij historike , ose ndoshta për shkak të saj, tregimet e Montefiores janë për tu admiruar, tё balancuar dhe tё paanshëm, duke iu shmangur anti-Zionizmit , qё shpesh “infekton” shkrimet britanike nё lidhje me Palestinën e hershme. Ai është në përshkrimet e tij është i pakursyer për të paaftët, iluzionistët dhe anti -semitizmin e Guvernatorëve britanike dhe gjeneralëve, tё cilët, i cili sundon Jerusalemin nga 1917-1948, ashtu si mijëra hebrenj, tё cilёt u “zbrazёn” në qytet ,nga e gjithë Evropa. (“Kryqëzatat kanë përfunduar tani”, Pushtuesi britanik i qytetit, Gjeneral Edmund Allenby, thuhet se e ka deklaruar , nё kohen kur ishte duke marrё çelësat e qytetit nga kryetari arab i bashkisë). Montefiore argumenton se deklarata e Balfourit e vitit 1917, e cila i hapi rrugë emigracionit çifut, me vizionin e saj të një “atdheu hebre” në Palestinë; ishte produkt i “qëndrimeve karakteristike për hebrenjtë” nga Kryeministri i atëhershëm George Lloyd dhe ministri i tij i Jashtëm, Arthur Balfour, dhe nga një “varg i veçantë rrethanash”, duke përfshirë dëshirën e Britanisë, qё të shkëpusë hebrenjtë rusë nga bolshevizmi rus. Lenini mori pushtetin në Shën Petersburg një natë para shpalljes së kёsaj deklarate , a kishte vepruar ai “pak ditë më parë”, shkruan Montefiore, “Deklarata e Balfour mund edhe tё mos ishte lëshuar kurrë”. Kur ai prek epokën moderne, Montefiore shkruan me trishtim rreth pasioneve, tё cilat ende drejtojnë një qytet tё përcaktuar nga diversiteti. Ish-udhëheqësi palestinez Jaser Arafat, (vë në dukje Montefiore) , refuzoi të pranojë historinë ekzistuese të hebrenjve në Jerusalem apo tempullin, i cili ka qenё i vendosur aty ku sot qëndron Kupola e xhamisë ; pasardhësit e tij dhe historianet palestinezë fiksohen nё një ortodoksi absurde.”Nëse ky libër ka ndonjë mision, unë shpresoj të mund tё nxisë çdo anё, që të njohё dhe të respektojë trashëgiminë e lashtë tё anёs tjetër”, shkruan Montefiore. Kjo mund edhe të ndodhë, duke marrё parasysh “lëvizjet” e tё dyjave anëve gjatё 20 viteve tё fundit. Por tregimi i historisё nё mënyra tё ndryshme, i “rёndon” këtij vendimi.