Fridrih Nice triumfi etern i nje kumti titan Nga Albert Vataj
Fridrih Nice guxoi si askush dhe triumfoi mbi gjithcka lindi mbinjeriun dhe perqafi amshimin me afshin e stuhise. Plot 110 vjet na ndajne nga te gjallet e nje prej ngarendjeve me te furishme te mendimit filozofik e nje prej ngadhnnjimeve me te zashme te te gjithe kushtrimeve qe ka mujt me kumtu nder breza njerzimi. Fridrih Nice mbylli syte me 25 gusht te vitit 1900 per te celur njeherazi me amshimin e tij te eperm jo vecmas nje shekull por tancka nji bote e re meton te beh si nje foshnje e shumepritur e nji shtatzanie te mundimshme. Ai mbylli syte ne Vajmar pas dy vitesh rrugetimi kembadoraz ne terratisjen me te cilen mbeshtolli angullima e tij metafizike ne zgrip dhe kruspulli ne nje shtati shendetlig.
Filozofia e Fridrih Nice ngufat me deshmu ne kryeradhen e agut te nje britme apokaliptike yshtun prej trajtimesh te filozofise dhe artit te Greqise Antike. Tankjo ne disfavor te klasicizmit te deriasokohshem te cilin e veshtronte si nje afirmim te vizionit te arsyeshem dhe rrjedhimisht perfaqesues te dekadences. Ne vecanti tragjedia greke eshte interpretuar si nje shprehje e impulsit jetesor apo sic shprehet Nice e momentit dionisiak. Nice u leshua mbi kohen e vet me furine e nje shterngate te majisur nga bruztia e kahershme. U versul plot terbim e tersellime mbi vlerat morale te shoqerise dhe altruizmin te cilat sipas tij mohojne vete jeten. Ai guxoi se kjo perkujdesje e ngas vrullin dhe energjine pernga nje ndrydhje vetesakrifikuese. Vrasi misionin sublim me te cilin qenja humane ka ardhur prej zanafilles e derimtashme ne te jetuarin e vet. Ai nuk e kupton ekzistencen ne nje rrjedhe qe ecen heshtur dhe paqesisht. Ky vershim tinzar e terbon e ngre pupthi e ligshton e zhvesh nga armatura e rande e luftave dhe perpjekjeve titane per tu ndeshur per te deshmuar per te metuar misionin e vet ate te Sizifit. Ky njeri kjo krijese inferiore te ciles ai i shpalli lufte dhe beri cmos ta denigronte gjenetikisht kerkon te perfitoje nga e tashmja nga gjithsecka e nje casti qe iken pa kthim. Jeta eshte nje kacafytje dhemb per dhemb ne gjithcka dhe per gjithcka me dhimbje e piskama me triumfe dhe adrenaline. Ndryshe me jeten.
Sipas tij njeriu duhet te perjetoje dhimbjen te pjese e tij e energjise pasi ajo cfare nuk te vret ajo te ben me te fuqishem. Koncepti i njohur i Nice vullneti per fuqi luan nje rol kryesor ne filozofine e tij duke u shprehur se eshte esenca e ekzistences njerezore sikur ti thuash jetes po pra afirmimi i saj. Sipas tij koncepti fuqia e vullnetit lejon tejkalimin e njeriut jo eliminimin e tij pra braktisjen e idhujve dekadente dhe shpreses per nje jete ne boten e pasvdekjes dhe pranimin e jetes ashtu sic eshte ajo.
Ky titan i mendimit njerezor kjo ngrehine e beshme qe filleron agimet e njeriut qe predikoi ai gulmoi dhe mberriti shume larg dhe shume lart.
Keshtu fliste Zarathustra Njerezor teper njerezorLindja e tragjedise Filozofet Ecce Homo Udhetari dhe hija e tij Shnderrmi i te gjitha vlerave Perendimi i idhujve Pertej se mires dhe se keqes Agu i mengjesit Mendime mbi paragjykimet morale jane disa nga veprat e ketij filozofi te madh te cilat duke ardhur ne gjuhen shqipe jo tash por qe ne vitet 30 deshmojne nje vullnese per te perqafuar nje nga majat me te mprehta dhe me te garrametshme te qasjeve njerezore pernga predikimi i mbinjeriut si njeriun bashkekohor si qenjen perfaqesuese dhe percuesin e nje brezi avangard.
Fridrih Nice eshte padyshim nje prej figurave me te rendesishme ne historine e mendimit filozofik. Korpusi i tij rrapellites i qasjes dhe botkuptimit u perflak si shkas i nje hopi kunder rrymes. Ajo u kungua si maniera e tij novatore e te konspektuarit dhe ravijezuarit te gjithckase dhe ne cdo perceptim te mjedisit nisur nga nje pikepamje e pavarur nga filozofite e deriatehershme. Gjithseqysh ai erdhi me nje mision te madh dhe iku i perplotesuar dhe diktues i nje gjenerate te re te perpirjes ne shtjellen babezitese te filozofise. Shenderrimi i te gjitha vlerave eshte nje prej ideve me domethenese te krijuara ndonjehere. Fridrih Nice jetoi ne nje kohe kur mendimet mbi vlerat dhe virtytet ishin duke pesuar ndryshime te dukshme. Nje ere e re nje kataklizmo kishte hapur bulshinjt e tij te pangopur perpinte dhe pertypte gjithcka ne ate dualitet shekujsh. Perzishmeri dhe shterngate mendimi hove tranzicioni dhe kacafytje me te atehershmen e me traditen me myshqet qe ndereshin mureve te lageshta te shekullit qe ikte dhe nje tjetri ne ag qe vinte. Fridrih Nice dhe shume bashkohes te tij ma kanda te permend te madhin e mendimit vjenez Zigmund Frojd guxuan dhe hodhen ne flaket qe kishin kallur ata per te djegur myshet dhe boshesine e nje bote qe kerkonte te ringrihej nga hiri.
Nje ser antivlerash duke i konspektuar ne raport me status quo-ne ato ishin vlera ne raport me te shkuaren antivlera lindtte domosdoshemerisht kerkesa per vlera te reja e njeherash lindtte kurajoja e nje starti te pashoq qe ne kryeheren e vet u vu qellim individualiteteve qe perfaqesonin ate kohe dhe vete epokes qe po i shqyenin deren te kryengritnin nje te tashme dhe nje te shkuar te mendimit filozofik. Fridrih Nice ndryshe nga tankush tjeter shpalosi mendimin dhe kushtroi me botkuptimin e tij shkoi me larg shume larg. Ai i dha jete nje sistemi te tere dhe novator vlerash. Nje kursi te ri mendimi tek i cili ai besonte dhe shpresonte.
Ne kete amfiteater larushites shprehish mendimi thellesishe te pamata te vizioneve ardhmeruese dhe eterne Fridrih Nice ka skalitur ne memorien e asokoheshme qe gjallon nder ne sot nje shprehje te famshme qe u kthe ne nje psalm te mendimit te tij iluminist. Zoti Vdiq..
Zoti vdiq. Zoti mbetet i vdekur. Dhe ne e vrame ate. Si mund te ndihemi ne rregull ne vrases te gjithe vrasesve Asgje sishte kaq e mocme dhe e madhe ne mbare boten dhe tani pikon gjak poshte gjurit tone Kush do te na e pastroj gjakun Cfare uji do perdorim per tu lare Cfare feste per tu falur dhe cfare loje duhet te prodhojme Nuk eshte kjo ndoshta madhesia e nje vdekje kaq e madhe per ne Nuk duhet te behemi ndoshta divin thjesht per te qene te denje
Nje ligjerim i tille te gjunjezon para te vetmit altar ai i vetevetes. I asaj qenjeje qe duke qene e meshtjelle e gjitha nga nje mase e madhe mishi eshtrash e gjithcfare perben teresine e identitetit tone anatomik ndjehet i burgosur por dhe i yshtur nga nje pasion i fuqishem lirie qe e versul perpara. I ndjelle nga zemerata e vargonjeve dhe e mureve ai ngrihet dhe leshohet si nje shterngate duke marre perpara gjithcka qe derimtash e ka formezuar si nje qellim pernga hici. Ai beson se hici eshte bosh dhe duke qene i tille ai eshte i frikshem. Tek perifrazimi se Ne nje pike tjeter une jam ende babai im dhe ne nje fare menyre zgjatim i jetes se tij pas nje vdekjeje te parakohshme. Ne domosdo na duhet te therrasim copezat e haperdara neper endrra te vetes sone dhe ti ngjitim per ti dhene jete asaj qe na ngucat te besojme si nje te vertete e pamedyshte. Pra te pranojme njeheraz se jemi cfare ishim ADN pas gjenetik.
Ne kete kujtese kumtojme dhe kungojme ate qe metoi ai si nje vlere si nje yshtje e qellimshme pernga nje force e pamate vullneti qe tejkalon gjithcka dhe mberrin gjithsekund. Mbinjeriu qe nderzeu ai 110 vite me pare eshte njeriu modern eshte kjo teresi metafizike qe ngrihet mbi vetveten merr hov dhe versulet mbi cdo gje si mbi zjarrin e ferrit i bindur se nuk ka flake qe do ta djeg e ti vere fre vershimit te tij uturites. Kjo kreature ky model ecen perkunder rrjedhes. Gjithnje provon. Per te nuk ka humbje. Dhimbja e rrit i shton forcat e motivon per te vazhduar rrugen. Nuk ka meshire padyshim sepse nuk mund te pranoje as veten as nje bote qe hiqet zvarre. Per te kishte nje Olimp te qellimeve tona prej Zeusi.