E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i filmit ne Durres cmimi Gladiatori i Arte shkon per The last days of Emma Blank

Perfundoi me nje nate gala ne mbremjen e ndarjes se cmimeve Festivali Nderkombetar Veror i filmit ne Durres. Cmimi kryesor Gladiatori i Arte i ka shkuar filmit holandez The last days of Ema Blank Ditet e fundit te Ema Blank i Alex van Warmerdam. Cmimi eshte dhene nga kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako i cili ka premtuar nje kinema per qytetit qe tashme ka nje festival filmi por jo nje salle te mirefillte filmash. Regjia me e mire nderuar po me Gladiatorin e Arte shkoi per regjisoren zvicerane Severine Cornamusaz e cila ka drejtuar xhirimet e filmit Animal Heart. Aktorja me e mire u shpall Ronit Elkabetz per rolin kryesor ne filmin e Ashes and Blood Hi dhe gjak nen regjine e te njohures Fanny Ardant . Nderkaq me interesante per boten artistike shqiptare eshte cmimin per Aktorin me te mire akorduar shqiptarit Blerim Destani i cili ka interpretuar ne rolin protagonist ne filmin belg Dossier K te Jan Verheyen. Per kete film shkoi madhe edhe cmimi i jurise duke bere qe edhe karriera e Destanit te ngrihet ne nje tjeter nivel. Por ne kete eveniment i cili zgjati per rreth nje jave ku jane shfaqur filma te ndryshem nga ata te huaj si dhe shqiptare interes te vecante kane pasur filmat shqiptare Tana e Kristaq Dhamos ku eshte nderuar me Cmimin e karrieres aktorja e mirenjohur me role te spikatur ne teater dhe ekran Tinka Kurti si dhe aktori i njohur i ndjeri Agim Qirjaqi me filmin Dasma e Sakos. Nje cmim i tille shkoi edhe per te madhin e botes se kinemase regjisorin polak Krzysztof Zanussi. Nderkaq per filmin Medalja e nderit bota ballkanike nderoi Rumanine. Mes filmave me metrazh te shkurter u nderuan me cmim special kosovari Adhurim Kida me filmin Brenda si dhe Lorina Beci per filmin Cari. Bukuroshja e Durresit ishte cmimi qe shkoi per titullin me te mire te cilin e rrembeu Genti Koci per titullin Pazari. Edicioni i trete i Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Durres nisi me 29 gusht per te ulur siparin me 4 shtator. Juria nderkombetare kryesohej nga regjisori kosovar Isa Qosja dhe anetaret producenti rumun Daniel Burlac aktorja turke Inci Demirkol kritiku nderkombetar Phillip Bergson dhe aktori italian Enrico Lo Verso.
Blerim Destani dhe Dosja K
Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani 29 vjec spikati ne Festivalin Nderkombetar te Filmit me filmin e tij Dossier K Dosja K i cili ka ne qender te tij shoqerine shqiptare. Prezantimi per here te pare i ketij filmi me zhaner aksion- thriller ne garen e ketij festivali ishte nje insistim i organizatorit te ketij festivali. Filmi Dosja K apo Dossier K i regjisorit te njohur flaman Jan Verheyen qe flet per shqiptaret dhe flamanet dhe i realizuar nga aktore belge dhe shqiptare nuk do te ndalet vetem me prezantimin ne Durres. Blerim Destani i shnderruar ne Nazim Tahirin ne kete film ka bere te ditur se ky film do te prezantohet edhe ne Kosove ndoshta ne kuader te Festivalit te Filmit Nderkombetar PrifilmFest. Eshte kenaqesi qe filmi Dosja K po zbret ne trojet shqiptare sepse deri me tani ky film eshte shfaqur ne shtete te ndryshme si Belgjike Spanje ne nje pjese te Frances dhe ne Japoni. Nderkohe filmi eshte shitur edhe ne televizionet e 15 shteteve ka thene Destani per filmin Dosja K. Destani eshte bere i njohur sidomos me filmin Koha e kometes i bazuar ne romanin Viti i mbrapsht i shkrimtarit te mirenjohur shqiptare Ismail Kadare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›