E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Mustafa: Sipas marrëveshjes me Thaçin e Pacollin

PRISHTINE - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se e vetmja marrëveshje për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në Kosovë mbetet ajo që është firmosur nga Thaçi - Mustafa -Pacolli.

“Vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhje presidenciale, kurse në vitin 2013 zgjedhje parlamentare”,-theksoi Mustafa në kuvendin e punës të LDK-së.

Mustafa bëri të ditur se LDK-ja këtë vit duhet të kryejë procesin e reformave brenda partisë, në mënyrë që vitin e ardhshëm të jetë e përkushtuar në këto zgjedhje.

“Në Kosovë kemi një qeverisje të papërgjegjshme e cila pos parullave asgjë nuk ka bërë në luftimin e krimit dhe korrupsionit; nuk ka bërë asgjë as në arsim dhe në fusha tjera; prandaj kjo qeveri nuk meriton të udhëheqë më gjatë me Kosovën”, ka thënë Mustafa.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›