E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e Drita Çomos në dokumentar

Jeta e Drita Çomos kaloi mbrëmë në ekranin e madh të kinemasë Millenium në dokumentarin e Namik Ajazit "Dritë në humnerë".

Historia është mbajtur me intervistat e të afërmeve dhe shënimet e ditarit të vajzës së Liri Belishoves, një nga përfaqësueset kryesore të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste deri në vitin 1961, e që më pas u dënua e u persekutua deri në vitin 1990.

Vështirësitë e të resë që në vitet e para u rrit pranë të afërmve të nënës së saj e më pas u internua bashkë me familjen në qytetin e Cërrikut do të merrte një kthesë të tmerrshme, dramatike kur ajo u diagnostikua me kancer.

Ecejaket nga Cërriku në spitalin onkologjik në Tiranë dhe zymtësia që e rrethonte këtë mjedis përcillen në ditarin dhe poezitë e saj të botuara pas viteve nëntëdhjetë me titullin "Dritë që vjen nga humnera". Katër vjet më parë kjo vepër, e vetmja që ka lënë Drita, me një parathënie të Ismail Kadaresë, u botua edhe në gjuhën frënge.


Dokumentari tregon edhe fatin e familjes Çomo-Belishova, e Liri Belishovës dhe bashkëshortit të saj Maqo Çomo, i cili u Burgos nga 1965 deri në 1990.


Është një prodhim i Media Vision dhe Televizionit Publik Shqiptare me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Shoqatës "Në dobi të gruas shqiptare".
I pranishëm në premierë ishte edhe kryeministri Sali Berisha.


Çehovi në Teatrin e Metropolit


Në skenën e re të Teatrit të Metropolit vazhdon nga sonte deri të dielën, në orën 21.00, shfaqja e dramës "Kopshti i Vishnjave" i Anton Çehovit, me regji të Kiço Londos. Interpretojnë

Eni Jani, Devis Muka, Alban Krasniqi, Adriana Tolka, Loredana Gjeçi, Bledar Naska, Roland Saro, Genti Deçka, Ledion Papagjoni, Esela Pysqyli, Oriana Cama, Valon Pallaska, Marvin Tafaj. Kostumet janë realziuar nga Berina Kokona.
Çmimi i biletës 500 lekë.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›