E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahim Kodra hap dyert për ekspozitën Shqipëria në NATO

Në Galerinë Ibrahim Kodra në Ministrinë e Kulturës forumi FDE çeli dje ekspozitën  BLIC 14 me punime nga profesorë dhe studentë të AAB dhe nxënës nga Liceu Artistik Jordan Misja nën moton Shqipëria në NATO. Ky forum iu jep mbështetje këtyre të rinjve nën nismën që ka ndërmarrë për  vlerësimin dhe lartësimin e talenteve  të reja shqiptare. Pjesëmarrësit në këtë ekspozitë u paraqitën me nga tre punime secili duke iu përshtatur temës Shqipëria në NATO. Ata kanë interpretuar pasazhe të ndryshme nëpërmjet figuracioneve të ndryshme artistike duke u ndikuar nga ambienti ku jetojnë. EKUINOKS është tematika ku këta artistë thërrasin zërin e tyre në përjetime të barabarta me zërat e tjerë të shteteve të botës . Me rastin e futjes së Shqipërisë në NATO u prezantua dhe një vepër e kuratorit neomodernist Everest Imeraj e titulluar NATO. Kjo vepër është simbol i unitetit, i barazisë dhe i vlerave të mëdha njerëzore. Punimi në skulpturë i paraqitur në tredimensionalizëm e interpretuar me materiale të përziera. Por jo vetëm kaq, ishte dhe një vepër tjetër e kuratorit Imeraj të paraqitur në instilacion , frymëzimin e të cilës e ka marrë nga vepra e shkrimtari te madh shqiptar me përmasa botërore Ismail Kadare, e cila është Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. Paraqitja e figurës së gjeneralit në një pozicion të dështuar,  ku paqja dhe lufta janë në duel me njëra- tjetrën. Në këtë ekspozitë marrin pjesë 14 artistë nga Shqipëria dhe e ftuar ishte dhe artistja nga Italia Giorgia Sond.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›