Hajgaret e Ministrisë
Ka katër muaj që kur drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës po punon pa kontratë pune.
Kjo për shkak se Jeton Neziraj qysh ma herët kishte refuzuar të nënshkruante kontratë një vjeçare por kishte dashur që të respektohet Ligji për Teatër, ku thuhet se mandati i Drejtorit Artistik është tre vjeçar.
Pika e cila e sqaron mandatin Drejtorit Artistik është “Neni 31 - Këshilli drejtues zgjedh udhëheqësit e lartë ekzekutiv të teatrit me konkurs publik dhe me mandat tre vjeçar:
a) Drejtorin e përgjithshëm dhe b) Drejtorin artistik”.
Çështja e skadimit të kontratës është folur edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Burime brenda Këshill Drejtues të teatrit thonë se “Jetoni është zgjedhur para dy vjetëve si drejtor artistik edhe një vjet i ka deri në fund të mandatit. Qe sa muaj është pa kontratë sepse ata ja kanë ofruar një vjet kontratë dhe ky kërkon që ta nënshkruajë kontratën deri kur e ka mandatin”, tha ky burim.
Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me Nezirajt mirëpo ka qenë e pamundur pasi ai gjendet në pushime.
Sipas ligjit për teatër, Këshillit Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk i takon të diskutoj për anën ligjore të kontratës së Drejtorit Artistik, por ky Këshill Drejtues mund të vlerësojë punën që ka bërë si drejtor i një institucioni.
Anëtari i Këshill Drejtues it të TKK-së, Ahmet Brahimaj thotë se faji është në anën e Ministrisë së Kulturës e cila sipas tij po “bën hajgare”.
“Mendimi im është që ai duhet ta kryej mandatin. Ata që bojnë hajgare është tjetër send. E hapin konkursin për tre vjet e pastaj japin kontrata për një vjet. Për tre muajt e parë është shume normale që ta jepin një kontratë për punë provuese por jo edhe për një vjet apo dy. Andaj ky është mendimi im dhe e mbrojta atë që gabimi nuk ëhstë i tij por është i Ministrisë së Kulturës e cila i ka dhënë kontratë një vjeçare dhe e kanë qit në pozitë të keqe”, tha Brahimaj për Express.
Në anën tjetër, Gresa Pallasaka drejtuese e Këshillit Drejtues të TKK –së thotë se
në mesin e pikave të rendit të ditës, Këshilli Drejtues diskutoi edhe për problematikën juridike formale për kontratën e drejtorit artistik të TKK-së.
“Këshilli pas diskutimeve konkludoi se: drejtori artistik i TKK-së ka mandat të rregullt ligjor deri më 2011 dhe i takon MKRS-së, përkatësisht Zyrës Ligjore të Ministrisë që të merret me procedurat teknike dhe ligjore të kontratës formale të Drejtorit Artistik”.
Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me disa përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, të cilët ose nuk i kanë hapur telefonat e tyre ose janë në pushime.
Në anën tjetër Ministria e Kulturës nuk ka zyrë të informimit apo një person të caktuar i cili flet për medie.
Anëtarët e Këshill Drejtues: Gresa Pallaska, Arta Kallaba, Ahmet Brahimaj, Musa Ramadani, Meli Qena, Shkelzen Maliqi, Arian Krasniqi, Shkubim Istrefi,
Alberta Troni.