E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e veshtire mes ujit

Mengjesin e se merkures, ujerat e lumit Buna kane permbytur edhe rrugen nacionale qe lidh Shkodren me Velipojen.
Mjetet e vogla e kane patur te pamundur per te kaluar ne kete rruge pervec mjeteve te renda te ushtrise. Por situata me e rende eshte ne zonen e Obotit dhe Dajcit, ku mbi 3 mije banore e kane urgjent evakuimin. Niveli i ujerave rritet cdo ore dhe ne zonen e Dajcit duhen vetem pak centimetra qe uji te kaloje argjinaturen, gje qe do te thote permbytje e rrezikshme e zones se banuar te pakten nga 1 mije familje. Banoret e Obotit, te izoluar ne banesat e tyre, nuk kane me asnje mundesi levizjeje pervec lundrave qe mundohen te cajne rrjedhen e lumit Buna. Niveli eshte rritur frikshem ne te gjithe zonen, ndersa banoret refuzojne te largohen nga banesat e tyre. Qindra banore te zones se Obotit jetojne vetem fale ndihmes se reparteve te ushtrise qe ndodhen prej ditesh ne zone. Jane ushtaraket ata qe kujdesen per furnizimin e tyre me ushqime. Ne kete zone prej ditesh nuk ka me as energji, uje te pijshem dhe njerezit mund te levizin vetem diten sepse naten komunikimi eshte pothuajse i pamundur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›