E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Do te votebesohem ne Kongres

Fatjona Mejdini

Kongresi i Jashtezakonshem i Partise Demokristiane, pas te parit, te zhvilluar dy dite me pare, do te zhvillohet sot nen drejtimin e kreut te PDK-se, Nard Ndoka. Ne kete kongres pritet qe demokristianet te votojne edhe per dy zevendesministrat e rinj, qe do te perfshihen ne qeveri dhe burimet bejne te ditur se te diskutuarit kryesor per keto poste jane nenkryetaret e PDK-se, Vladimir Beja dhe Sokol Frroku. Ne nje konference per shtyp, te mbajtur diten e djeshme, kreu i PDK-se, Ndoka, theksoi se do t'i kerkoje kongresit legjitim te PDK-se ta votebesoje ne menyre qe te provoje edhe mbeshtetjen e tij brenda demokristianeve. "Une do t'i kerkoj neser kongresit votebesimin tim dhe te Keshillit Kombetar, si nje reflektim edhe ndaj ketyre situatave te pakendshme te krijuara nga individe, qe, pasi moren pushtet te pamerituar, si perfaqesues te PDK-se, kerkojne te demtojne pikerisht kete parti", deklaroi Ndoka ne fjalen e tij, duke folur edhe per kundershtaret. Ai, madje, nuk ngurroi t'i kerkoje te falur elektoratit per emerimin e Anton Gurakuqit dhe Zef Bushatit si zevendesministra ne kabinetin e drejtuar nga Kryeministri Berisha. Duke folur per papergjegjshmerine qe kishin shfaqur keta persona dhe perdorjen e tyre, sipas Ndokes, nga elemente jashte PDK-se, kryetari demokristian theksoi se kishte kaluar koha kur te tjeret vendosnin se cilet do te ishin kryetaret e PDK-se.

"Me duhet ta bej te qarte se ka marre fund njehere e pergjithmone koha kur PDK-se ia emeronin kryetaret parti te tjera per interesa te tyre politike, sic ka ndodhur ne disa raste ne te shkuaren", deklaroi dje kreu i PDK-se, njekohesisht ministri i Shendetesise, Nard Ndoka. Nga ana tjeter, ne konferencen e djeshme, Ndoka beri te ditur edhe detajet e kongresit te sotem, duke pretenduar per nje pjesemarrje te gjere te delegateve legjitime te PDK-se. "Ne kongresin e PDK-se, pervec delegateve legjitime nga te gjitha deget e vendit, do te marrin pjese edhe te zgjedhurit lokale te PDK-se, 320 kryetare komunash dhe bashkish, keshilltaret komunale dhe bashkiake", nenvizoi Ndoka.

Por, debatet brenda PDK-se interferuan dje edhe ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Si per ironi te fatit, ne mbledhjen e djeshme, Partia Demokristiane perfaqesohej nga ministri i Shendetesise, Ndoka dhe nga dy zevendesministrat, Gurakuqi dhe Bushati, te cilet aktualisht jane edhe kundershtare te Ndokes. Per pasoje, mbledhja e djeshme u shoqerua me batuta dhe "kercenime" te kundershtareve politike ne lidhje me postet e diskutueshme qe aktualisht kane ne qeveri, aq sa dhe Kryeministri Berisha nuk ka mundur te shmanget nga vorbulla e batutave, duke qene pjese aktive e saj.

Gurakuqi: Ndoka, jo minister

Kryetari i PDK-se, Anton Gurakuqi, i zgjedhur ne kete post dy dite me pare, permes nje letre i ka kerkuar Kryeministrit Berisha dhe shkarkimin e Ndokes nga qeveria. Ne leter, Gurakuqi ka theksuar faktin se ai eshte zgjedhur si kryetar i PDK-se me votat e 2/3-es se delegateve te kesaj partie ne Kongresin e Jashtezakonshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›