E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jetimet me status, karta e identitetit falas"

Qeveria te perjashtoje nga taksat per pajisjen me dokumentin e identiteti femijet jetim. Kjo eshte thirrja drejtuar ekzekutivit shqiptar nga drejtori i Pergjithshem i Institutit Kombetar te Integrimit te Jetimeve, Ilir Cumani. "Qeveria duhet te marre seriozisht ne konsiderate jetimet me status, per t'i trajtuar si grup specifik ne nevoje, per t'i perjashtuar plotesisht nga taksa per pajisjen me dokumentin e identitetit", beri thirrje Cumani. Sipas tij, eshte e papranueshme te perjashtohet nga skema e rimbursimit dhe te shperfillet kjo kategori sociale, e cila jeton nen minimumin jetik dhe ne ekstremin e varferise, pa pune dhe pa familje. "Shpresoj dhe besoj se kryeministri Berisha nuk eshte vene ne dijeni per kete fakt. Ai e ka deshiren e mire dhe humanizmin qe te reagoj menjehere, per te perfshire ne kete skeme edhe kete kategori sociale", theksoi drejtori i Institutit te Jetimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›