LSI, kunder komisionit parlamentar monitorues
Levizja Socialiste per Integrim ka bere pergjegjese Partine Demokratike dhe Partine Socialiste, per procesin e pajisjes me karta identiteti. Ky eshte reagimi i LSI-se, nepermjet nje deklarate per shtyp nga sekretari i Pergjithshem, Petrit Vasili, i cili akuzoi dy partite kryesore se zvarriten pambarimisht Kodin Zgjedhor, per ta miratuar ate bazuar mbi filozofine shume te gabuar te faktit te kryer, prandaj sipas tij, kjo gje i ben pergjegjes. "LSI ka ngritur me kohe dhe vazhdimisht shqetesimin e saj shume te madh, lidhur me pengesat dhe vonesat shume serioze, qe po paraprinin per muaj e muaj te tere fillimin e procesit te pajisjes me karta identiteti, per arsye te kohes shume te paket ne dispozicion dhe mungeses se infrastruktures perkatese te domosdoshme per kete proces", deklaroi Vasili. Sipas tij, LSI me kohe ka ngritur problemin e veshtiresive te medha, te aplikimit ne praktike te procesit te pajisjes me karta, si dhe rrezikun e pajisjes selektive politike te shtetasve, duke theksuar se, PD dhe PS kane pergjegjesi. Njeheresh Vasili eshte shprehur kunder komisionit te kerkuar nga PS, me argumentin se qeveria eshte pergjegjese per zgjedhjet.