E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qeveria deshtoi ne luften kunder varferise ne vend"

Socialistet ngrene zerin kunder rritjes se numrit te rasteve te shumta te dhunes dhe krimit ne familje. Koordinatorja e Forumit Kombetar te Gruas ne seline roze, Ermira Danaj, tha dje se qeveria deshtoi plotesisht ne luften ndaj varferise dhe ne rritjen e mireqenies ekonomike. "Rastet e shumta te dhunes dhe krimit ne familje, deshmojne se qeveria deshtoi plotesisht ne lufte kunder papunesise se larte te grave dhe burrave, ne krijimin e nje ambienti i cili denon dhe e lufton dhunen. Deshtoi ne ofrimin e nje jete te sigurt dhe ne dhenien e shpreses per te gjithe qytetaret", u shpreh Danaj. Sipas saj, selia roze nuk do te heshte ndaj rasteve te shumta te dhunes ne familje. Ajo permendi se ditet e fundit, ne vend ka pasur shume raste te tilla dhune dhe krim ne familje. Sipas Danaj, ne shumicen e rasteve, viktimat kane qene grate. "Dhuna dhe krimi ne familje nuk eshte nje ceshtje private, per te cilen nuk duhet folur, por eshte nje ceshtje qe na prek te gjitheve ne, te gjithe shoqerine, sepse ne thelbin e kesaj plage qendron mungesa e mireqenies ekonomike dhe sociale, qendron mungesa e shpreses", vijoi ajo. Ne reagimin e saj kunder dhunes dhe krimit ne familje, Danaj theksoi se Partia Socialiste, do te angazhohet plotesisht, per ta parandaluar dhe luftuar kete plage sociale, duke punuar te gjithe se bashku per nje shoqeri me te sigurt, per te rritur mireqenien e per te kthyer shpresen tek qytetaret dhe qytetaret e Shqiperise. Ditet e fundit ka pasur jo pak raste te krimit ne familje. Pak dite me pare, ne Tirane, bashkeshorti vrau gruan per xhelozi. Raste te tjera ka pasur dhe ne rrethe, ne Devoll dhe ne Elbasan, ku burrat per xhelozi serish kerkonin te vrisnin bashkeshortet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›