"Komision per zgjedhjet, me dy bashkryetare"
Grupi parlamentar i Partise Demokratike u shpreh i gatshem diten e djeshme, per te marre pjese ne ngritjen e nje komisioni te posacem parlamentar, i cili do te monitoroje pergatitjet e qeverise per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Vetem nje dite pas kerkeses se kryesocialistit Rama dhe deklarimit pro, ne parim te kryeministrit Berisha, ka qene kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi ai i cili, ne nje konference per mediat, deklaroi se demokratet e pranonin kerkesen e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama per ngritjen e nje komisioni te perbashket parlamentar, i cili do t'i jepte opozites me shume akses, ne informacion per sa i perket pergatitjeve per zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si dhe do te monitoronte tere kete proces, deri ne mbylljen e votimit. "Grupi parlamentar i PD-se mirepret nismen e grupit parlamentar te PS-se, per ngritjen e nje komisioni te posacem parlamentar, per monitorimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet e lira jane prioriteti jone absolut, dhe ne, e konsiderojme kerkesen e opozites per te pasur me shume akses ne monitorimin e infrastruktures zgjedhore, si legjitime dhe si kerkese te arsyeshme", deklaroi Patozi, duke treguar gatishmerine e mazhorances per kete nisme. Sipas numri dy te demokrateve, ky komision duhet te ngrihet dhe te perbehet nga dy bashkekryetare, nje perfaqesues nga mazhoranca parlamentare dhe nje perfaqesues nga opozita. Dy dite me pare kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Demokratike deklaroi se mazhoranca ishte e hapur per te bere transparence te plote, ne lidhje me kerkesat e opozites, per me shume informacion me ecurine e procesit zgjedhor. Po keshtu kreu i ekzekutivit kerkoi nga ministri i Brendshem qe te degjonte propozimet e opozites, ne menyre qe nga ato te vinin edhe nisma ligjore, per sa i perket mbarevajtjes se pergatitjes se procesin zgjedhor. F.Mejdini