Dita Botërore e Poezisë për fëmijë festohet edhe në Tiranë
Dita Botërore e Poezive për fëmijë është festuar edhe në Tiranë . Kjo ditë është një veprimtari me poezi aktive ku e ka prejardhjen edhe nisma e njohur "Tamburet e Paqes" e cila me 23 mars mbledh me mijëra fëmijë në 124 vende të botës. Prej tridhjetë vjetësh ky aktivitet i fton fëmijët të krijojnë poezi dhe tema, duke kërkuar paqe. Ne Tiranë ky aktivitet është organizuar nga Bashkia e Tiranës , ambasada franceze dhe nxënësit e shkollës Viktor Hygo.
Kombet e Bashkuara i cilësuan vitet 2000- 2010 si dekada ndërkombëtare e promovimit të kulturës së paqes dhe kundër dhunës ndaj fëmijëve . Dhe në çdo 23 mars u bëhet thirrje të gjithë fëmijëve t'i bien tambureve për paqen.