Ramadani: Mbikalimet e paligjshme, rrezik aksidentesh
Fenomeni i ndërtimit të kalimeve të paligjshme mbi hekurudhë ka kthyer trenat shqiptarë në një mjet të pasigurt udhëtimi. Kjo është vënë re më shumë në zonën e Durrësit, ku ndërtimi i pallateve shumëkatëshe në kodrat e Shkëmbit të Kavajës, tek Mali i Robit, në Golem dhe në vende të tjera ka alarmuar hekurudhën. Kreu i Hekurudhave, Zamir Ramadani, tha për standard se janë mbi 259 kalesa në nivel të hekurudhës që mund të jenë burim i pashmangshëm aksidentesh në gjithë linjat tona, fenomeni i ndërtimit të kalimeve të paligjshme mbi hekurudhë ka kthyer trenat shqiptarë në një mjet të pasigurt udhëtimi. Kjo është vënë re më shumë në zonën e Durrësit, ku ndërtimi i pallateve shumëkatëshe në kodrat e Shkëmbit të Kavajës, tek Mali i Robit, në Golem dhe në vende të tjera si Rrogozhinë, Elbasan, Peqin, Pogradec ka alarmuar Hekurudhën, e cila po ndjek e shqetësuar korrespondencën me pushtetin vendor. Të tilla ndërtime që janë populluar pjesërisht dhe që në një të ardhme shumë të afërt do të popullohen plotësisht, nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të kaluar në rrugën nacionale, veçse të ndërtojnë kalesa të paligjshme në nivel me trasenë e hekurudhës, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve si dhe vetë transportin hekurudhor të udhëtareve e të mallrave. Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhës, Zamir Ramadani, vë në dyshim funksionim normal në të ardhmen të linjës hekurudhore nëse pushteti vendor do të vijojë të mbajë të njëjtin qëndrim. Janë plot 259 kalesa në nivel të hekurudhës që janë hapur nga persona të mbetur anonimë dhe që mund të jenë burim i pashmangshëm i aksidenteve, një çështje e tillë është trajtuar vit pas viti dhe herë pas here, por indiferentizmi i pushtetit vendor për të parandaluar ndërtime të tilla, për ti shembur në rastet e ndërtimit në kushte ilegale dhe për të penalizuar shkaktarët, rrezikon imazhin e shërbimit të transportit hekurudhor, - deklaroi Ramadani. Sipas tij, zona turistike buzë detit që shkon gati paralel me rrugën Durrës - Rrogozhinë janë edhe kilometrat më problematikë, pasi në këtë pjesë të linjës hekurudhore janë bërë dhjetëra kalesa që u shërbejnë pallateve, hoteleve, lokaleve e bizneseve të ndryshme të ndërtuara në të majtë të trasesë së hekurt. Ne me inspektoratin tonë të HSH-së, si dhe me ndihmën e prefekturës e të qarkut një javë më parë kemi prishur plot 21 mbikalesa të tilla dhe menduam se gjithçka u bë mirë, por sapo kemi kthyer krahët, u njoftuam se katër prej kalesave të prishura u ribënë, - tha Ramadani. Sipas tij, pushteti vendor, krerët e komunave dhe të bashkive nuk ofrojnë bashkëpunim. Vetë Hekurudha ka bërë denoncim në prokurori për secilin nga këto 259 ndërtimet e paligjshme. Ndërsa organi i akuzës ka pranuar të regjistrojë padinë e Hekurudhës, vetëm në rastin e prishjes së trasesë pranë Vorës, ku denoncimi ka emër të përveçëm. Një tjetër shqetësim që ka vënë në një pozitë shumë të vështirë Hekurudhën Shqiptarë, ka të bëjë me ndërtimet e panumërta që kanë nisur buzë detit tek Shkëmbi i Kavajës, Mali i Robit, Golem etj. Pushteti vendor para se tu japë leje për të ndërtuar pallate e hotele nga 10 deri në 15 kate, duhet të marrë konfirmimin e Hekurudhës Shqiptare. Ndërtime të tilla nuk kanë asnjë dalje në rrugë nacionale dhe as në atë të komunave e bashkive. Në të tilla kushte pronarët e objekteve hedhin çakëll dhe zhavorr në të dyja anët e shinave dhe u bëjnë rrugë makinave pa menduar se kalesa të tilla të paligjshme janë të pambrojtura dhe janë të rriskuara nga tragjeditë fatale për jetën e njerëzve, - përfundoi drejtori i HSH-së, Ramadani.