E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri behet komandant

01/02/10 12:30

Meqenese ka vajtur ora dymbedhjete e gjysem dhe pjesa me e madhe e banoreve eshte ne gjume, Jetmiri ka vendosur tjua beje zgjimin si ne ushtri. Ai ka marre dy kapake tenxheresh dhe ka filluar ti perplase duke shkaktur zhurme ne dhome. Te gjithe gjumashet kane ngritur kokat dhe e kane pare Jetmirin me inat. Jetmiri i ka thene qe ka te pakten dy ore qe jane ndezur dritat dhe ato akoma nuk jane zgjuar. Me ne fund, pas insistimit te vazdueshem banoret kane filluar te zgjohen nje nga nje. Vali dhe Edi kane biseduar per tema te ndyshme, pasi ata kishin kohe qe ishin zgjuar. Edi i ka treguar Valit per profesionin e tij dhe deshirat ai do te realizoje. Ai i ka thene qe me pare eshte marre me trajtimin e femrave ne sallonin e tij por nuk e vazhdon me, pasi thote qe femrat jane me te veshtira dhe gjithmone dalin te pakenaqura. Ndersa meshkujt jane me praktike dhe nuk kane shume pretendime. Me vone Vali i kerkon atij qe ti beje make-up meqenese kjo ka qene fusha e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›