MSH, trajnim për menaxhimin shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë ka nisur trajnimin dy javor me të gjithë drjtuesit e institucioneve në vend për menaxhimin shëndetësor. Pjesë e këtij trajnimi do të jenë 130 drejtues dhe personel i këtyre institucioneve shëndetësore. Sipas ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili ky kurs do të shërbejë në ndihmë të reformës në shëndetësinë shqiptare. Sipas tij reforma që tashmë ka nisur duhet të kuptohet drejt , pasi edhe në rastet që ka një mangësi në spitale në kushte apo shërbim kjo nuk do të thotë që nuk ka reformë, por që reforma duhet të thellohet edhe me shumë në këto pjesë problematike. Dhe kjo do të arrihet nëpërrmjet një menaxhimi më të mirë të fondeve dhe të burimeve njerëzore. Stafi që do të trajnojë këta drejtues institucionesh shëndetësore dhe personelin mjekësor do të jenë italian. Ky është një projekt në kuadër të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit, rajonit të Toskanës dhe fakultetit Zonja e Këshillit të Mirë.