E Diel, 1 Nëntor 2026

Jetmiri dhe Erioni thashetheme për Jonën

05/05/10 16:46

Erioni dhe Jetmiri qëndrojnë në dhomë dhe komentojnë mbi debatin që patën me Jonën. Erioni shprehet se Jona nuk ka të drejtë të thotë se Jetmiri flet kot dhe pa kompetenca mbi informacionet që ka, pasi dhe të gabuara qofshin ato, nuk duhet ta fyejë. Erioni shton se dhe Mandi e ka kundërshtuar fjalën e Jetmirit mbi patenata që lejojnë ecjen ne shpejtësi të madhe dhe Jetmiri shprehet se gjithmonë njerëzit kanë tendencën të kundërshtojnë. Jetmiri thotë se ai ua ka dhënë me shpjegim se si funksionon në Itali kjo lloj patente e për çfarë përdoret, por ata nuk besojnë. Erioni ndërhyn dhe thotë se Jona i ka thënë se ai po jep një shembull të keq për njerëzit duke thënë që ecën shpejt me makinë dhe ai shprehet se i tillë është dhe nuk ka pse të gënjejë për këtë gjë. Jetmiri shprehet se ata e kanë provuar dhe më parë që të thonë hapur mendimet e tyre dhe të tjerët ia kanë transformuar gjithmonë. Ai shton se Jona e ka ofenduar me shumë fjalë të rënda, por i mohon ato që thotë. Erioni i tregon Jetmrit bisedën që kanë bërë paradite se ku do të donin ti kalonin pushimet dhe Jona është përgjigjur për Maltën, ndërsa Erioni u ka thënë për Durrësin. Sipas Erionit, Jona ka shprehur habi se përse do të donte të shkonte në Durrës dhe ai i është përgjigjur se atje mund të kënaqet duke harxhuar shumë pak. Jetmiri shprehet se Jonës i ka ardhur mundësia të sillet kështu duke qenë se ka punuar me të huaj dhe ka patur mundësi të shëtisë në botë. Ai shton se Jona do të bëjë moralisten dhe në të njëjtën kohë të sulmojë të tjerët. Jetmiri shprehet se paçka se Jona është e shkolluar, përsëri është fodulle në ato që thotë dhe nuk mund ta kuptojë aspak ironinë e tij. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›