E Diel, 1 Nëntor 2026

Jetmiri dhe Manal duke biseduar

06/04/10 15:10

Jetmiri dhe Manal qëndrojnë në një kënd të kopështit duke biseduar, ndërkohë që pjesa më e madhe e banorëve janë po aty dhe debatojnë për politikë.
Manal e pyet Jetmirin se cila ka qënë arsyeja që ai është grindur me Klodin, para disa ditësh. Jetmiri përgjigjet se Klodi ka dashur ta provokojë, duke e ngacmuar seksualisht, dhe Jetmiri është bërë shumë nervoz. Ai shton se Klodi kishte pohuar se ai nuk do ti përdorte prirjet e tij seksuale për tu viktimizuar, por në të vërtetë ka tentuar ta bëjë. Më pas Manal i kërkon Jetmirit që ai ti tregojë ndonjë gjë të bukur nga eksperiencat e tij dhe ai zgjidh ti tregojë për qytetin e Firenzes. Më tej Jetmiri i tregon për historinë e kristianizmit dhe legjendat e Gralit të Shenjtë, e vjen deri tek ditët e sotme. Ndërsa Jetmiti flet, Manal e dëgjon me shumë vëmendje dhe herë pas here i bën pyetje.
Ndërkohë Klodi dhe Tatiana janë duke gatuar dhe atyre i bashkohen dhe Jetmiri me Manal. Jetmiri i jep këshilla Tatianës se si të gatojë dhe Manal ndërhyn. Tatiana i thotë asaj që të mos flasë në çdo moment, të paktën atëherë kur nuk di fare se për çfarë bëhet fjalë, duke lënë të kuptohet në këtë rast që Manal nuk di të gatuajë.
Po ashtu dhe Tatiana pohon që nuk di të gatuajë dhe për më tepër nuk do të mësojë pasi nuk i pëlqen kjo gjë. Jetmiri shprehet se ai di të gatuajë shumë mirë, dhe ajo që do ta marrë do të jetë shumë me fat. Tatiana i përgjigjet që të marrë atë për grua, pasi ajo nuk di të gatojë e ai po. Jetmiri i thotë se ajo mund të mësojë po të dojë, por i mungon dëshira.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›