E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi dhe Klodi, ngacmime

06/04/10 13:51

Banorët janë zgjuar të gjithë dhe disa rrinë në kopësht e disa të tjerë po hanë mëngjes në kuzhinë. Seldi, Klodi dhe domi janë në kuzhinë dhe Seldi i afrohet Domit duke u përkëdhelur. Klodi i thotë Seldit që të bëhet pak mashkull, pasi Domi për atë ka nevojë dhe Seldi përgjigjet se ai po i llastohej Klodit. Klodi shprehet se ai nuk ka nevojë që Seldi ti llastohet, por ai do një mashkull se për tu llastuar di vetë. Më pas Klodi i thotë Seldit që ai duhet ti shërbejë, pasi është njëzet e tre vjeç dhe nuk i ka bërë asnjëherë shërbim. Seldi shfajësohet duke i thënë që ia i ka bërë disa herë kafe, por Klodi shton se Seldi nuk i ka shërbyer asnjëherë çaj dhe tia çojë tek krevati. Seldi përgjigjet se ata e prekën në sedër dhe tani do tiu bërë çfarë të duan. Më pas Klodi shprehet se është kurioz që të dijë nëse Seldi ia shërben kafenë mamasë së tij përditë, dhe Seldi përgjigjet se e bën këtë gjë. Klodi shton se ai nuk e njeh Seldin, pasi ai nuk shprehet asnjë herë. Seldi i tregon se ai jeton vetëm, por kurdo që ka dëshirë, shkon tek mamaja e tij. Ai shton se mamanë e ka mbështetjen më të madhe për gjithçka. Klodi nuk e dinte më parë këtë fakt, që Seldi jetonte vetëm në shtëpi dhe habitet. Ai shton më pas që i pëlqen që Seldi ka marrë kurajon të jetojë vetëm.
Me tej, të gjihë banorët dalin në kopësht për të marrë rreze dielli. Klodi ka ngjitur nëpër të gjithë kopështin letra me lajmërime, ku shkruhet që banorët duhet ta mbajnë pastër ambjentin. Disa prej banorëve e lexojnë dhe nuk reagojnë.
Seldi hidhet në pishinë dhe Klodi i thotë që ai duhet të jetë më i kujdesshëm kur të hidhet, pasi i shqetëson banorët e tjerë që janë rreth e rrotull. Seldi i përgjigjet se ai do të bëjë çfarë të dojë dhe Mandi e mbështet duke thënë që ai do ta ketë për nder kur Seldi të shkojë tek lokali i tij kur të dalin. Ata shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin duke ngacmuar Klodin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›