E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodi i kërkon falje Seldit

25/04/10 17:38

Seldi dhe Klodi dalin jashtë dhe në një moment Klodi i thotë seldit se dëshiron që ti kërkojë falje nga ana e tij për debatin që patën. Pas spektaklit, Seldi dhe Klodi debatuan me njëri-tjetrin ku të dy filluan të flisnin me ironi dhe me tone të larta. Klodi i kërkon falje Seldit duke i thënë se ndoshta mund ta këtë tepruar gjatë atij debati. Seldi i thotë se nuk është e nevojshme që ai ti kërkojë falje sepse edhe ai vetë e teproi. Seldi jystifikon sjelljen e tij ndaj Klodit duke thënë se ishte situata e krijuar dhe akumulimi i shumë gjërave ishin ato që bënë që ai të debatonte me të në atë formë. Kështu të dy diskutojnë përsëri për Jetmirin dhe debatin e ndodhur me të. Klodi vazhdon ti japë këshilla Seldit që të mos provokohet nga të tilla sjellje dhe të tregojë veten e vetë. Seldi thotë se ai nuk dëshiron që të cënojë njeri, por atë natyrë ka dhe në atë mënyrë reagon sido që të jetë dhe kudo që të ndodhë një situatë si ajo me Jetmirin. Klodi i thotë se ai mund të ndryshojë sjelljen në raste të tilla sepse është në të mirë të tij. Pas disa minutash banorët lajmërohen se kanë ardhur ushqimet e buxhetit të javës dhe të gjithë shkojnë ti marrin e ti sistemojnë duke lënë për disa çaste bisedat, debatet dhe thashethemet. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›