E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri imiton banorët

24/04/10 01:37

Jetmiri qëndron në dhomë me Manal dhe imiton banorët duke vënë në qendër anë të karakterit të tyre. Jetmiri thotë për Kikën se ai është në dijeni të gjithçkaje, është partneri i përkryer dhe më i miri në profesionin e tij. Më pas imiton Klodin duke thënë shprehjen e tij më të përdorur: kujt i djeg, le ta mbajë. Për Erionin shprehet se ai e mban veten për mashkullin më të bukur në Shqipëri e është mister BB, e po ashtu duke bërë zërin si të Erionit thotë: Bertina të dua. Manal e dëgjon dhe qesh shumë me krahasimet që bën ai. Jetmiri vazhdon dhe me Domin duke thënë Zhezhe, më shiko në sy. Ai shton se banorët janë shumë hipokritë dhe bëjnë sikur e duan shumë njëri-tjetrin, ndërkohë që ata janë stresuar e janë lodhur nga njëri-tjetri. Ai shton se nuk do të thotë për asnjërin që e do shumë vetëm sepse kanë pirë nga një gotë verë dhe Manal përgjigjet se atë nuk e detyron askush që të thotë këto gjëra. Më pas ata bisedojnë për provën e javës, që kishte të bënte me lojën e Paintball-it dhe Jetmiri kujton faktin se skuadra tyre ka fituar du herë, e herët e tjera ia ka lënë vetë të tjerëve që të fitojnë. Manal nuk është dakort me këtë gjë dhe thotë se ai nuk duhet ta kishte lëshuar vetë lojën. Jetmiri përgjigjet se ata e kanë dhënë shembullin se dinin të fitonin e nuk kishte vlerë që të ishin përherë ata fituesit. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›