E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutim për prirjet seksuale

24/04/10 02:57

Banorët qëndrojnë në sallon duke biseduar e Jona fillon të flasë për Ricky Martin, i cili ka deklaruar kohët e fundit që është homoseksual dhe Jona shprehet se i vjen keq që ai është kështu. Klodi hidhet e thotë se për çfarë arsye duhet të ndjejë keqardhje për këngëtarin në fjalë, pasi dhe për të (Klodin) mund të thotë të njëjtën gjë. Ajo përgjigjet se nuk e ka thënë me të keq, por e kishte në kontekstin që ka shumë femra që e duan dhe e adhurojnë atë person e duke qenë se mund të jenë rritur me imazhin e tij, e tashmë janë zhgënjyer. Banorët vazhdojnë të flasin për këtë temë e përmendin shumë emra artistësh me famë botërore, të cilët kanë qenë homoseksual, gjë që do të thotë se ky fenomen i ka rrënjët e hershme paçka se nuk është trumbetuar. Mandi shprehet se nuk e kupton arsyen pse mbahet i fshehtë ky fakt dhe Klodi përgjigjet se disa njerëz zgjedhin që të mos i ndajnë anët private me të gjithë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›