E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitet, integrim të teorisë me praktikën

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, zhvilloi një takim pune me Partnerët Socialë për përmirësimin dhe zhvillimin e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu", Durrës. Duke e vlerësuar si krejt të re përvojën trevjeçare të studimeve të integruara me praktikën, ministri Tafaj e cilësoi filozofinë e studimeve sipas këtij modeli, si thelbin e një përgatitjeje solide, jo vetëm teorike, por edhe praktike gjatë kohës së studimeve. Ky model e ka këtë përparësi në krahasim me modelet klasike të studimeve, e cila është shumë e rëndësishme për të rinjtë që përfundojnë arsimin e lartë dhe shumë shpejt integrohet në tregun e punës, - u shpreh Tafaj. Ky model studimi, edhe pse i kufizuar nga numri i studentëve, synon të tregojë epërsinë që ka integrimi i studimeve teorike me ato praktike. Ky fakultet përbën një risi dhe një hap të rëndësishëm përpara drejt afrimit të diplomave universitare me nevojat e ekonomisë së tregut. Për këtë arsye ministri Tafaj ftoi të pranishmit për të diskutuar për mundësitë e hapjes së dy drejtimeve të tjera të studimeve si Menaxhim i Turizmit dhe Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›