E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenika vë në dijeni Oltën

09/04/10 15:23

Banorët kanë vazhduar të peshkojnë deri sa u ka rënë gongu. Ata çuditen dhe i vjen keq që prova mbaroi me kaq, pasi nga dhjetë peshq që duhet të kapnin, kanë arritur të peshkojnë vetëm gjashtë. Klodi shprehet se të jesh peshkatar është profesion i vështirë dhe ata nuk mund ta bënin aq lehtë. Domi shprehet se i vjen keq që ka mbaruar koha për të peshkuar, pasi po fillonte ti pëlqente kjo gjë. Mandi thotë se ata janë përpjekur, por nuk kanë patur fat.
Më pas Olta fton Domin që të ulet pranë saj që të bisedojnë dhe e pyet nëse është grindur me Seldin. Domi përgjigjet se ajo duhet ta ketë kuptuar vetë dhe Olta e pohon. Olta shprehet se ajo e ka kuptuar që dje në drekë që mes Seldit dhe Domit ka patur një grindje, nga mënyra se si komunikonin me njëri-tjetrin. Domi thotë se ajo e jep shumë veten kur është e mërzitur, por duhet ta ndryshojë këtë gjë pasi është shumë e lexueshme për të tjerët dhe shton se në këtë rast nuk ka lidhje me Oltën, por me disa të tjerë që mund ta përdorin këtë dobësi të Domit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›