E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gabi" tregu që nuk vdes kurrë

Deri dhjetë vjetë më parë kurrkush nuk e mohonte të kishte shkelur të paktën një herë tek tregu firmato i Gabit.
Sot me hapjen e afërt të regjimit të vizave po bëjmë një udhëtim pa pashaportë në kryeqytetet më të njohura evropiane si Paris, Romë apo Berlin. Vetëm përmes etiketave origjinale të Gabit me stemat e stilistëve të famshëm Versace, Armani apo Kavalli e Valentino. Më mir firmato me provë sesa fringo fallco. Ku hyn Gabi ia kalon Butikut.
Vërtet jemi në erën San Gabriele të mapos së "100 Vitrinave" pra gabi është institucionalizuar, por nuk reshtin gërmimet arkeologjike të këtyre zonjave mësuese apo intelektuale që trukojnë varfërinë me veshje në kthesën e pagëzuar Koloseumi në rrugën e Kavajës dhe pika të tjera turistike.
Tek Gabi festohet cdo ditë nga sopranot, tenorët e balerinët shitesa të cilët na grisin perden e misterit mbi blerësit vipat që i kanë qëndruar besnikë kësaj dashurie të vjetër.
Atje ku rrobja vezullon nga adhurimi e kureshtja e duarve zbuluese, pelegrinazhi nuk ka ndalur as në ditë me shira, zjarre, përmbytje apo ngrica prej vizitorëve pasionantë.
Europën e kemi nën lëkurën tonë, brenda xhaketave origjinale, kostumeve apo bluxhinseve se ti shërteve ku lëvizin frymët e tipave italianë, nordikë,gjermanëve apo francezëve që kanë ndërruar garderobën e verës apo dimrit në thasët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›